Kënga e Dafit dhe Kidës ka nxitur shumë komente në rrjete sociale, edhe pse ka vetëm tre ditë që është publikuar. Shumë komentues u shprehën të zhgënjyer dhe thanë se prisnin më shumë nga dyshja.
E ftuar në “Why not”, Dafina tha se bashkëpunimi me Kidën ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që ka pasur.
Dafina Zeqiri: Unë mendoj se ishte interes i dyanshëm. Unë e njoh Kidën prej fillimit të karrierës time, para se me filluar ajo karrierën e vet. Më vjen shumë mirë që Kida ka arritur të bëhet ajo që është sot. Kemi kaluar si dy shoqe të ngushta, gjatë procesit të zhvillimit të këngës dhe videoklipit. Ka qenë eksperienca ndër më të mirat që kam pasur me kolegët.”
Roza: A janë trembur njerëzit nga ky bashkëpunim?
Zeqiri: Unë mendoj se më shumë janë kënaq. Kanë kërcyer dhe kënduar kur e kanë parë spotin sepse është një këngë shumë e lezetshme.