Aktori i humorit Florjan Binaj u largua nga programi “Portokalli” pas shumë vitesh pranë Top Channel.

Fillimisht u aludua se ai do t’i futej politikës duke krijuar një parti, por kjo rezulton e pavërtetë.

Binaj është bërë pjesë e televizionit ABC dhe do të moderojë emisionin “Piranjat” që nis transmetimin të martën e ardhshme së bashku me Arilena Arën.