Një nga marrëdhëniet më të diskutuara të vitet 2010-2011 kanë qenë çifti Neda-Ogren. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. Çifti u njohën para gjithë publikut pasi lidhja e tyre ndodhi në reality show-n “Big Brother” ne edicionin e 4.
Neda është ajo e cila vazhdon të shfaqet ende në ekran dhe së fundmi është angazhuar edhe si opinioniste e “Përputhen”. Në intervista të ndryshme ajo i ka dhënë material fansave edhe për lidhjen me Orgenin. Por a e dinit se ky i fundit është vëllai i Zv. Kryeministres, Belinda Balluku.
Pra Neda Ballku dhe Belinda Balluku janë kunata edhe pse për hir të statusit të Belindës si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë (ose jo për këtë arsye) ato nuk kanë folur për njëra-tjerën dhe nuk kanë një dalje publike sëbashku.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme Neda foli ne një nga intervistat e saj për marrëdhënien me Ogrenin.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, u shpreh Neda.