Einxhell Shkira ishte një prej banoreve që doli hapur kundra Donald Veshajt me akuza të rënda që lidheshin me jashtë spektaklit.

Ajo njihet për mbajtjen e kapeleve në përditshmërinë e saj, trend i cili mesa duket i ka pëlqyer edhe Bora Zemanit.

Moderatorja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar së fundmi në Instagram pasi ndjekësit e kanë krahasuar moderatoren me Einxhel Shkirën.

Komentet duket se e kanë besdisur Borën duke bërë që të fshijë foton nga llogaria e saj.