Asnjë humbje jete dhe 55 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 47 pacientë dhe janë 426 raste aktive. Ndërkohë që mësohet se në spital po marrin mjekim vetëm 15 persona dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Prill 2022)

Raste të reja ditore           55

Të shëruar në 24 orë        47

Të shtruar në spitale        14

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   904

Testime totale               1,783,270

Raste pozitive                   274,055

Raste të shëruara              270,102

Raste Aktive                            461

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             250

Vlorë               63

Fier                  34

Gjirokastër      28

Elbasan           23

Korçë               15

Durrës              14

Berat                11

Kukës               9

Shkodër             7

Lezhë                 6

Dibër                  1