“Ëndërrtjerrësit” zbuluan atë që prej ditësh po përflitej në media. Me një video të shkurtër promovuese të episodit të ri që do transmetohet në Top Channel, u zbulua se Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të tretë. Video e episodit të 12-të, e publikuar në Instagram-in e Top Albania Radio zbulon një sekuencë kur të ftuarit urojnë Ledion Liçon: “Me një gocë këtë herë” dhe përgjigja e tij është: “Ishalla”.

Sara po pret fëmijën e tretë pas dy djemve London dhe Roman.