Françeska Gjoni dhe Ermal Lazaj janë një çift që janë njohur nga Tiktoku. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar detaje të historisë së tyre të dashurisë.
Një ndër arsyet pse çifti janë bashkë, është origjina e përbashkët, pasi janë të dy nga Vlora.
“Ne jemi njohur në shtator. E kam parë një video në Tik Tok dhe më pëlqeu. I gjeta profilin në Instagram dhe aty folëm. Para se të takoheshim, folëm një muaj në Whatapp. Unë bëja si i shkathët në biseda, kur u takuam mu lidh goja”, u shpreh Ermali.
“Kisha shumë ftesa, por e pranova se ishte nga Vlora. U nis Ermali nga Torino, se ne ishim 6 orë larg njëri-tjetrit. Kur e pash për herë të parë, mendova se ishte njësoj si te fotot që kisha parë”, tha Françeska.