Modelja Kejvina Kthella u përjashtua nga realityshow “Big Brother Vip”, pas gjuhës arrogante, ofendimeve dhe dhunës që përdori ndaj njërit prej banorëve, këngëtarit Luiz Ejlli.

Sjellja e Kejvinës brenda shtëpisë krijoi shumë debate të nxehta dhe një zemërim të ndjekësve, të cilët, e kanë braktisur masivisht në rrjetet sociale.

Nga mbi 817 mijë ndjekës, që kishte kur ishte pjesë e realityshowt, në Instagramin e modeles aktualisht ka 786 mijë ndjekës , pra 31 mijë ndjekës janë larguar nga llogaria e saj.

Por jo vetëm kaq. Që nga momenti i daljes, nuk ka patur asnjë reagim nga modelja, Kejvina Kthella. Komentet në faqen e saj, vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa prej një jave nuk ka asnjë postim të ri nga modelja.