![C123739D-070E-4834-A232-9D2815AF4CD0](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/08/C123739D-070E-4834-A232-9D2815AF4CD0.jpeg)
Mediat greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen midis dy grave në Selanik të Greqisë. Mësohet se dy gratë e përfshira në konflikt janë me origjinë shqiptare, shkruan protothema.gr.
27-vjeçarja goditi me thikë bashkëkombësen, pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj. Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar.