
Mbrëmjen e djeshme, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për herë të parë filmin e tij të ri. Gjatë premierës, ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur, ku padyshim nuk mungoi as partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është ‘look-u’ i saj, pasi kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$. Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.