Elisabeta Imeraj, prokurorja e shkarkuar nga vetingu në një proces të bujshëm, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është folur për procesin e zhvilluar ndaj saj dhe akuzat “bombë” për përgjime dhe survejim të një anëtari të ONM.
Imeraj i mohoi edhe njëherë akuzat, por tha se nëse do të kishte video kompromentuese, do ta kishte publikuar atë në media!
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Pretendohet se keni përgjuar një person me emrin Hans Kijlstra.
Elisabeta Imeraj: Nëse do të bëja përgjime, do ti kishit në dispozicion. Ka një burim prove që mund të jetë përgjuar Hans Kijlstra? Unë këtë nuk e njoh as si fytyrë.
Ylli Rakipi: Ju i keni dërguar email këtij personi. Përse?
Elisabeta Imeraj: Po i kam dërguar, ligji nuk e ndalon këtë. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të aksesojë informacione. Komunikimi i drejtëpërdrejt ka qenë i shumë herëshëm…
Ylli Rakipi: Keni kontaktuar një person të ONM duke qenë ju një person në proces rivlerësimi. Pse?
Elisabeta Imeraj: Le të themi se Imeraj bëri një gabim duke nisur një email… A duhet të shkarkohet një prokuror pse nisi një email?
Lorenc Vangjeli: Çfarë keni dëgjuar nga thashethemet e Tiranës për zotin Hans? Cilat mendoni se janë shkaqet e një kundërshtie të Kim ndaj jush?
Elisabeta Imeraj: E para, unë deri në momentin që më është prezantuar në formë të shkruar që zoti Kijlstra, 7 muaj pas largimit nga Shqipëria, ka nisur një email, duke thënë dy burime më kanë thënë që më keni përgjuar dhe vëzhguar, se nuk kam të dashur, por ju më keni përgjuar. Ky është momenti i parë. Kush janë burimet? Përse ky pretendim duhet të bëhej 7 muaj pas largimit nga Shqipëria? Cfarë procesi normal ligjor është që një person i caktuar, që ka luajtur një rol në procesin e vetingut, 7 muaj pasi e ka lënë, të të akuzojë për një gjë që ia kanë thënë dy burime por nuk i thotë.
Unë nuk dija as si të mbrohesha. Kur e kam diskutuar me kolegë, më është thënë ç’është ky budallëk. Unë thashë është shqëtësues. Unë kam vrapuar me kërkesa specifike në të gjithë organet ligjzbatuese, në çdo komisariat. Kam punuar prokuror, di që në organet policore ka informacione. Kërkesa ime specifike, karshi të gjithë institucionet ka qenë e tillë, ju lutem më vendosni në dispozicion nëse keni elementë dyshues, informacion, që një gjë e tillë ka ndodhur dhe a ka lidhje me Elisabeta Imeraj. Nga të gjithë institucionet shqiptare, përgjigje ka qenë nuk ka informaicon të tillë.
Lorenc Vangjeli: Instikti juaj çfarë ju thotë? Cfarë kishte për të fshehur zoti Hans, që trembej se ju mbase ja kishit zbuluar?
Elisabeta Imeraj: Unë nuk i kam hyrë një rrethane të tillë. Në rang juridik, unë jam drejtuar prokurorisë, organeve të hetimit, duke i thënë vëzhgimi dhe përgjimi përbën vepër penale. Nëse është bërë nga ana ime kam shpërdoruar detyrën. Nëse është bërë si qytetar, kam bërë përndjekje. Barra e provës, i takon një organi tjetër.
Mentor Kikia: Nëse ngrihet një akuzë unë mendoj përse?
Elisabeta Imeraj: Edhe sot e kësaj dite nuk e gjej dot arsyen përse kjo akuzë
Ylli Rakipi: Nuk e mendoni se ka lidhje me një video kompromentuese që qarkullon dhe mund të kenë lindur dyshime se kanë qenë në survejim nga ju?
Elisabeta Imeraj: Elisabeta Imeraj nuk ka lidhje me këtë gjë.
Ylli Rakipi: Nëse qarkullon video… Kjo video thonë e ka bërë Elisabeta.
Elisabeta Imeraj: Çfarë video e ka bërë?
Ylli Rakipi: Ndërkombëtarët mblidhen dhe prodhojnë anti korpe. Këta thonë na ka kapur Elisabeta në këtë rast. Ti nuk e pranon këtë.
Elisabeta Imeraj: Nëse do të ishte bërë një gjë e tillë, do ta kishit videon në dispozicion.
Lorenc Vangjeli: Pastaj do të shkoje për shpërdorim detyre. Ka ndikuar kjo gjë me përplasjen tuaj?
Elisabeta Imeraj: Qëndrimi im është i tillë. Nuk jam diplomate, nuk di gjë nga qarqet diplomatike. Raporti im ka qenë për arsye çështjesh. Me SHBA-të, jam produkt i tyre. Jam trajnuar nga programet e tyre. Në asnjë kohë nuk ka parur shqetësim nga partnerët. Nëse elementi që lidhet me pretendim të zotit Kijlstra, me pretendim anonim, duhet ti kishin vajtur hetimit deri në fund, pa sjellë një viktimë të shkarkuar si prokurore.