Në videoklipin e këngës së saj më të re “Ma shumë se ti”, që duket se ia ka dedikuar Donaldit, Beatrix është veshur si një “cat-woman”, me kostum të zi lëkure.
Ndërsa kjo veshje i ka shumë hije këngëtares, duket se ka kushtuar jo pak.
Shqip.closet zbulon se kjo paraqitje e Trixa-s kushton 1093 euro në total, ku kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.
Teksti i këngës dhe veshja si cat-woman në klip e artistes 27-vjeçare u komentuan shumë. Teksti përshtatej me historinë e saj dhe të Donaldit, që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe përfundoi pas daljes.
Megjithatë, duket se Beatrix po e tregon rikthimin e besimit ne vete me çdo kusht, e me çdo kosto!