Seanca e sotme plenare zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me debate dhe përplasje mes deputetëve.

Në fillim të seancës u betuan dy deputetët më të rinj, Petrit Doda dhe Oriela Nebijaj, kjo e fundit ish-zëdhënëse e Lulzim Bashës.

Diskutime pati për vaksinat e Pfizer kundër Covid-19, ndërsa momente tensioni u krijuan kur ministrja Elisa Spiropali përmendi sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Përtej këtyre, kameramanët kanë shkrepur foto pikante nga momente që nuk janë parë në media.

Të tilla janë përqafimet e Nebijajt me kolegët e opozitës apo takimet dhe bisedat mes deputetëve.

Disa të tilla po i sjellim më poshtë me anë të një galerie.