Përjashtimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe katër deputetëve të tjerë nga Kuvendi si dhe mosprania e kryeministrit Edi Rama për interpelancën me opozitën ka shkaktuar debat në Kuvend, që në nisje.

Opozita po përplaset me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa kjo e fundit vetëm rikujton rregulloren deputetëve të opozitës.

Ndërsa kjo seancë po “zien”, aspak i shqetësuar duket deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili po shijon një lojë shahu në laptopin e tij.