Ndërpritet seanca e Kuvendit për 10 minuta. Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të shkojë sot në interpelancë në parlament për dosjen “McGonigal” duke ia deleguar të drejtën Elisa Spiropalit që t’i përgjigjet opozitës. “Kjo ka ndodhur edhe më parë në legjislaturat e mëparshme. Ju e keni pranuar” tha Lindita Nikolla.

Gazment Bardhi u revoltua dhe kërkoi që të ndërpritet seanca deri kur të vijë vetë Edi Rama. “Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hije të kryeministrit, por për takimet e tij private.

Ai mund të zbatojë të drejtën e tij për të heshtur, pasi mund të përdoret kundër tij në gjykatë. Por nuk mund të fshihet pas Elisës apo Agron Nezës. Por të vijë këtu dhe të japë llogari” tha Bardhi.

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i tha Bardhit se nuk po i lejojnë të japin shpjegim për zyrtarin e FBI ndonëse kanë dy javë që e kërkojnë këtë. “Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë.

Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak,. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar.

S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, tha Spiropali.