Melisa  ka debatuar ashpër me Julianën dhe shkaku ka qenë paketimi i një shisheje qumështi. Ajo e akuzoi Julianën se ajo i kishte thënë që qumështin që e ka në dorë është soja (pa laktozë), dhe kur Melisa e mori për ta përdorur e pa që nuk ishte i tillë.

Kjo gjë e acaroi Melisën, e cila i tha: “Nëse unë marrë vesh se ti e ke përdorur këtë gjë seriozisht i kemi punët keq. Se çfarë është kjo, ti e di shumë mirë sepse ti gatuan këtu. Të betohem për kokë të vëllait”.

“Unë nuk e di çfarë është kjo, vërtetë po mendon, qetësohu Melisa”, tha Juli.

“Kur të bëj be për vëllain, e kam seriozisht”, vazhdoi Melisa dhe shkoi u mbyll në tualet duke qarë. Juliana dhe banorët shkuan më pas ta qetësonin.