Puthja e fëmijëve në buzë nga prindërit është një temë që shpesh sjell debat dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi pasi Jonida Vokshi postoi një foto ku i dhuronte një puthje vogëlushes së saj, Emit.
E ftuar në “Wake up”, Jonida u shpreh se nuk ka një mendim konkret, pasi po të ishte djalë do ndryshonte puna.

“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mund të kem një dyshim timin tek sekset e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin. Nuk është se e kam shumë të qartë nëse do të kisha një djalë por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, është një dashuri e tjetër dimensioni”, tha Jonida.

Më tej ajo zbuloi se është në planet e saj edhe një fëmijë i dytë. “Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën çfarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”, u shpreh Jonida.