Këngëtari Ardian Bujupi ka zbuluar se çfarë fshihej pas atyre fotove romantike me ish-konkurrenten e ‘Përputhen”, Jasmina Kadriu. Në një postim në instagram Bujupi zbuloi se pas postimit të fotove fshihet një bashkëpunim muzikorë i cili mban titullin “U Tranova” gjithashtu ai ka zbuluar edhe datën kur kënga do të publikohet.

U Tranova 1.4.2022″- shkruan ai.

Aludimet se mes këngëtarit dhe ish-kokurentes kishte nisur një romanc nisen kur dysha vendosi të postonte disa foto ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Tre ditë më parë këngëtari publikoi në Instastory një video teksa në ishte krahët e ish-konkurrentes së ‘Përputhen’dhe shkruajti “U Tranova”. Në njërën nga fotot, dyshja janë të përqafuar teksa shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Ai nuk sqaroi se nëse mes tyre ka lindur një romancë duke I lënë hapur që njerëzit të hedhin hipoteza mbi një lidhje të mundshme.