Në promon e radhës të emisionit “Ëndërrtjerrësit”, ka zbuluar se Luana dhe Marina Vjollca janë rikthyer edhe njëherë në ekranin e Top Channel.

Dy motrat Vjollca ishin ulur pranë bashkëpunëtorëve që i kanë shoqëruar ndër vite, nga “Pa limit”, “Procesi sportiv”.

Në promo Luana dhe Marina kanë treguar me nostalgji si ishin fillimet e tyre dhe se nga çfarë janë privuar për shkak të punës.

“Episodi i 9-të i “Ëndërrtjerrësit”. Të ftuarit në këtë takim i lidh;  sporti, loja dhe argëtimi! Motrat Vjollca, pas shumë vitesh, në një intervistë të dyja së bashku, krah bashkëpunëtorëve”- shkruhet në këtë postim.