
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për detyrën e re që i është besuar në krye tështetit shqiptar.
Mesazhi është bërë publik nga ambasada ruse në Tiranë:
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore.
Në postim thuhet se Putin i ka uruar shëndet dhe suksese z. Begaj në detyrën e tij më të lartë shtetërore.
Begaj u votua në Kuvend të shtunën e kaluar, ku mori besimin e 78 deputetëve.
Ish-kreu i forcave të armatosura do ta marrë zyrtarisht detyrën në 24 Korrik, datë kur edhe mbaron mandati i Ilir Metës si president.