Është një dialog dhe një pikëpyetje e përhershme që prej vitesh bëhet tek njerëzit: uji i gazuar e dëmton seriozisht shëndetin tonë? Po ndoshta është më i mirë se të gjithë sodat me sheqer apo pijet e tjera të gazuara. Mund të dobësojë kockat dhe të kalbë dhëmbët tuaj. Pse të mos shtoni një fetë limon në të dhe ja ku përfituat një pije fantastike?
Këto ditë, uji me gaz ose soda ose çfarëdo që dëshironi ta quani një pije të ngjashme ka një reputacion shumë më të mirë. Në fakt, edhe në formën e tij me aromë, është ndoshta shumë e mirë për ne. Tani hulumtimet tregojnë se uji i gazuar është po aq hidratues sa uji normal. Pra, nëse pija juaj verore e zgjedhur është një koli me ujë të gazuar, ju nuk keni asnjë ndikim negativ në shëndetin tuaj?
Ndoshta! Nëse pyet specialistët apo nutricionistë të ndryshëm ata japin mendime të ndryshme për këtë temë. Tamar Samuels, themeluese e “All Great Nutrition” i inkurajon klientët e saj që ta konsumojnë ujin e gazuar. “Sipas FDA, uji mineral natyral përcaktohet si ujë që përmban jo më pak se 250 pjesë për milion ppm të ngurta të tretura totale (TDS), që vijnë nga një burim uji nëntokësor i mbrojtur fizikisht”.
Nëse po pini ujë mineral, Samuels thotë se mund të jetë edhe më mirë për ju sesa të pini ujin natyral, sepse përmban minerale me përfitime shëndetësore që mbështesin funksionimin e muskujve dhe shërimin, ekuilibrojnë lëngjet në trupin tonë dhe mbështesin sistemin nervor. Disa ujëra minerale përmbajnë gjithashtu bikarbonat, i cili ndihmon për të balancuar pH në lëngjet e trupit tonë.