Çmimi i naftës dhe i benzinës në vendin tonë kanë pësuar një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme, pas vendimit të marrë në mbledhjen e bordit të transparencës së çmimeve.

Çmimi i naftës ka rënë me 5 lekë për litër, ndërkohë që në vendimin e bordit nuk jepet afatin kojor se deri kur do të jenë në fuqi këto çmime.

Në vendim thuhet se deri në mbledhjen e radhës, e cila mbetet e papërcaktuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Njoftimi i bordit:

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë