
Një koment i bërë nga Kejvina mbrëmjen e djeshme gjatë përplasjes me Luizin ka shkaktuar shumë bujë në rrjet. “Mos harro që unë e kam në jetë babain akoma”, tha ajo duke sulmuar këngëtarin në faktin që i ati i tij është ndarë nga jeta.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo ka shkruar se sado e prekur dhe e fyer të jetë ndjerë modelja, komenti i saj i ka kaluar kufijtë.
“E kuptoj që ndihet e fyer dhe e prekur Kejvina, po ky lloj fjalori, kjo mënyrë reagimi, realisht kaloi kufijtë. Ça ishte ajo e kam babën gjallë? Totalisht jo njerëzore”, ka shkruar Fatma.
Sakaq ajo i ka bërë thirrje dhe publikut që fjalori që po përdoret në rrjet ndaj Kejvinës nuk është normal. “Mund të shprehet indinjata dhe pa fyerje e ofendime o milet”, ka shtuar moderatorja.