
Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka zbuluar prapaskenat e bashkëpunimit dhe më pas ndarjes me kreun e “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, për futjen në lista.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Sula u shpreh se Lapajt i kërkoi garanci, teksa në listat e sigurta, ai kishte vendosur familjarë dhe të afërm. Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja përse ai u tërhoq.
“Duhet të jem shumë i sinqertë, nuk është se mua më ka thënë njeri personalisht, por duke bërë analizën të situatës, apo sjelljes, qajes, që zoti Lapaj si drejtues i nisësh Shqipëria bëhet, duke parë ftesën që ky formacion më bëri dhe e pranova, ato më kanë telefonuar mua. Por në momentin që vendoset për të pasur një bashkëpunim, duhet sinqeriteti. Unë ika nga PD për shkak të padrejtësisë që mu bë. Jam i vetmi deputet i opozitës, të tjerët kanë votuar pro kodit zgjedhor, i vetmi që votoi kundër jam unë, që nuk isha për bunkerizim të listave. Unë vendosja të vijoja rrugëtimin tim politik me Berishën, që të bënim rotacion politik. Zoti Lapaj tha se anëtarësia më ka përzënë, zoti Lapaj pretendon se emrat e parë të listave në Elbasan do jepnin dorëheqje, kjo nuk ka si të ndodhë. Pasi diskutuam, ju thoni që 5 emrat e parë janë kot, të panjohur, unë them të tërhiqen që tani. Ju thoni nuk i tërheqim tani, jo kur të marrin mandatin. Mendoje herën tjetër miku im”, theksoi ai. /gazetajone