“Unë këtë e bëra kastile”, kjo fjali u kthye virale në rrjete sociale, pas një videoje të trajnerit të jogës, Klodian Murati, i cili i ftuar tek “Rudina”, po demonstronte disa pozicione të jogës dhe një moment u rrëzua.
I ftuar në “Live from Tirana”, Klodiani insistoi se vërtet u rrëzua kastile për tu treguar njerëzve se nuk duhet të dorëzohen por të tentojnë dhe ringrihen nëse rrëzohen.
“Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thashë që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pashë videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu”, tha ai.