Aktores Monika Lubonja ka folur për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ më saktë për balerinin Ilir Shaqirit, këngëtarin Sabian Medini dhe aktoren Arjola Demiri. Gjatë një intervite ne emisioni “Mirage” Monika e konsideron si gabim reagimin e saj ndaj debateve me Ilirin.

“Nëse do ta quajmë gabim, ishte për shembull nëse unë mes 7 Prime-eve që u diskutua puna e tradhtares që më pas unë e kuptova që më tepër iu bë një reklamë këngës së Sabianit, iu dha një mesazh Iliri që ‘shiko se ti je mirë dhe kjo po përflitet për ndarjen nga shoqëria jonë…’ Do kisha bërë që disa gjëra t’i kisha ulëritur më shumë. Kur them ulëritur, të kisha bëritiur më fort ashtu siç i bërtita herën e fundit, që i thashë “stop boll më me këtë,”-tha Monika.

Aktorja gjithashtu u pyet për marredhëniet e saj me Sabianin dhe balerinin ilir shaqiri tashmë pas daljes nga BBV. Monika u shpreh se nuk ka pasur më asnjë komunikim me Ilirin, ndërsa sa i përket Sabianit ajo u shpreh se ai e penalizoji atë duke i thënë “tradhtare”.

“Me Ilirin nuk kam fare komunikim, u nda që në ato momente. Me Sabianin sigurisht që në një moment nuk ia pranova dot atë pjesën e nxjerrjes në publik atë fjalë sepse për mua, unë e sqaroja edhe atje dhe nuk e di sa e kuptonte publiku. Fjala tradhtare është një fjalë shumë e lartë dhe i bie të penalizohesh për atë fjalë– tha Monika.

Nga ana tjetër përsa i përket shoqërisë me aktoren Arjola Demiri, për të cilat u përfol se ka pasur një krisje pas përfundimit të BBV, Monika i mohoi këto zëra duke thënë se mes tyre nuk ka pasur asnjë zënkë.

“Mes nesh nuk është bërë asnjëherë asnjë zënkë. Ka qenë një lloj gjëje që portalet e nxorën, por ne të dyja kemi qenë të ngarkuara emocionalisht, psikologjikisht, sepse kemi lexuar shumë gjëra në rrjetet sociale. Unë mbaj mend që në atë nuk kam lexuar sepse vajza ime mi ndaloi sepse dhe gjendja ime ishte e rënduar sepse u lodhëm. Por nganjëherë edhe nga gjërat që unë po shikoja që përtej asaj lojës njerëzit po bëheshin pis, dhe nuk më pëlqejnë këto gjëra. Ajo që mua më vjen mirë është që shumë gjëra kanë dalë ato që Monika ka thënë aty.”– u shpreh aktorja.