Aktorja dhe banorja e BBVip, Monika Lubonja, ka reaguar ashpër me anë të një postimi në rrjetin e saj social, teksa ka publikuar një video ku duket një makinë duke tërhequr nga pas një qen.

Lubonja ka ngritur zërin për arrestimin e autorit nga instancat përkatëse.

“Përshëndetje, pak më parë më dërguan videon dhe unë e bëra publike. Dua që gjykata të ketë vendime akoma më të forta, më të rrepta ndaj këtyre personave që trajtojnë në këtë formë kafshët,”-shprehet Monika Lubonja.

Më herët kujtojmë që burime për Revista Story thanë se aktorja po i jep fund beqarisë dhe është shumë e lumtur.