Monika Lubonja ka qenë një nga personat më të përfolur kur u pulblikua lista e pagave, ku rezultoi se merrte rrogë si këshilltare e kreut të Bashkisë Tiranë.
Pas daljes nga Big Brother, ajo deklaruar se ka 4 muaj që nuk është paguar.
Aktorja tha sot në emisionin ‘Shqipëria LIVE’ se ka kërkuar vetë që t’i ndërpritej paga.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Kujtojmë se të dhënat që Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë u bënë publike, dhe se ajo merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë./gazetajone