Eduart Grishaj është “sfiduar” në rolin e tij si regjisor në projektin që pritet të dalë së shpejti në kinema, të quajtur “Sofia”.

Kjo pasi pjesë e kastit të aktorëve ka qenë edhe partnerja e tij në jetë, Arbana Osmani. Në një intervistë më herët këtë mëngjes, Eduarti u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë për të të punonte me moderatoren.

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”

Por, si e priti Arbana këtë deklaratë të partnerit të saj? I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit në Instagram, ku shkruan:

“Ah s’ke faj ti,”-duke i bërë “tag” regjisorit.

Mirëpo, nuk është mbyllur me kaq! Edhe Eduarti ia ka kthyer përgjigjen për këtë Arbanës me të njëjtën monedhë. Ai ka ripostuar story-n e saj duke shkruar: “Prit se nuk keni parë gjë akoma.”

Sakaq më herët gjatë intervistës, partneri i moderatores foli gjithashtu për familjen dhe fëmijët e tyre duke shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka mungur asgjë nga prindërit e tyre.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy. Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka gjetur emrin Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”- përfundoi Eduarti.