Prej ditësh Enca ndodhet në Dubai per te kaluar disa dite pushime. Këngëtarja shkon aq shpesh në Dubai saqë një ndërk komentet kryesor që i bëjnë ndjekësit lidhet me sheikët.

Por nje nga keto te fundit eshte surprizuar se fundmi nga nje foto e Encës me bikini dhe nuk ka rezistuar pa i bere një koment.

Sheiku i cili ndiqet nga 1.2 milion njerez i ka lene dy zemra ne foton e këngëtares të cilat nuk kaluam pa rënë ne sy.

Nadir eshte gjithashtu muzikant i njohur, prandaj mund te jete edhe thjesht ne shenje respekti per kolegen.

Ajo pak kohe me pare u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që shkruajnë se pushimet i ka të paguara nga sheikët. Nëpërmjet një videoje, ajo sqaron si është puna e pushimeve të saj “të paguara”.

Enca ka treguar se i siguron vetë paratë e saj për t’i siguruar vetes gjithçka që do. Ndaj, ajo tregon se nuk e ka aspak të nevojshme që pushimet t’ia paguajë një sheik.
Madje këngëtarja e njohur shprehet se s’ka shkuar as në Hënë dhe as në Mars, ndaj nuk është aq e pamundur që ajo të shkojë për një palë pushime në Dubai. Siç ajo shprehet, këngëtarja është në krye të top-listave ndaj edhe pagesa e saj është e lartë.