Në gusht të vitit 2022 kanë përfunduar punimet për rehabilitimin e Urës së Çerkezës. Po bëhen rreth 5 muaj që nga përfundimi i punimeve në këtë urë e cila jo vetëm që ka të çara gjigante në asfalt, por rrezikon të shembet.

Raportimet te shumta janë bërë nga qytetarët të cilët shprehen të shqetësuar për jetën e tyre teksa ecin mbi këtë urë, për të cilën paratë e hedhura në tender janë gllabëruar nga titullari bashkë me kontraktorët. Rrrziku tjetër që paraqet shembja e urës është pezullimi i katër fshatrave në periferi të kryeqytetit.

Tenderi i hapur nga Bashkia Tiranë e Erion Veliajt ka shpallur fitues të mbi 316 Milionë Lekëve bashkimin e kompanive “Aurum Construction” të vëllezërve Lamaj (Terens, Gledis e Glevis) e po ashtu “England shpk” të Rasim Dacit.

Mbi 300 Milionë Lekë nga taksat e qytetarëve u janë dhënë oligarkëve të ndërtimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ta bërë urën e Çerkezës në gjendje më të mjerueshme se më parë.

SPAK jo vetëm duhet të vërë nën hetim kompanitë fituese të tenderit punimet e të cilave kanë rezultuar katastrofale por edhe autoritetin prokurues për neglizhencë të mbikëqyrjes dhe shpërdorimit e abuzimit me taksat e qytetarëve.