Një tjetër uragan po frikëson Europën. Autoritetet franceze paralajmëruan qytetarët për një rrezik të lartë për përmbytje në më shumë se 30 zona.
Sipas Reuters, uragani Kirk u përhap në të gjithë Evropën Perëndimore të mërkurën, duke shkulur pemë në Spanjë dhe Portugali dhe duke sjellë rrebeshe shiu në Francë.
Parashikuesi shtetëror i motit Meteo France paralajmëroi për erëra që pritet të arrijnë shpejtësinë 120-150 km/h në malet Pyrenees dhe deri në 90 mm shi që do të bie në Picardie jugore dhe rajonet më të mëdha të Parisit, ku paralajmërohet për përmbytje.
Agnès Pannier-Runacher, ministrja franceze e energjisë, u tha gazetarëve se njerëzit që jetojnë në zonat ku pritet të kalojë stuhia duhet të jenë të kujdesshëm, teksa disa lumenj pritet të vërshojnë.
“Ne duhet të presim përmbytje. Këto episode ka të ngjarë të përsëriten. Ndryshimet klimatike kanë një ndikim konkret në jetën tonë të përditshme.”
Kalimi i Kirk, i cili tani klasifikohet si stuhi, la për pak kohë rreth 400,000 njerëz në Portugalinë veriore pa energji elektrike herët të mërkurën, sipas operatorit të rrjetit E-Redes.