Nuk e kishim menduar kurrë, por një nga shefat më të njohur në botë, Anthony Bourdain, sapo zbuloi cili është ushqimi që nuk duhet ngrënë asnjëherë, sepse askush nuk e shijon gjithsesi: ushqimi që shërbehet në avione. “Unë nuk e ha kurrë. Askush nuk është ndierë mirë pasi ka ngrënë ushqim në avion. Mendoj se e vetmja arsye pse njerëzit e hanë është sepse janë të mërzitur. Unë nuk ha në avione. Më pëlqen të zbres në tokë i uritur.”
Por si ia bën kur ka udhëtime shumë të gjata? “Për ndonjë udhëtim shumë të gjatë, do porosisja vetëm djathë dhe shumë ujë. Do pija si i çmendur.” Është një strategji që shumë njerëz mund ta adoptojnë. Megjithatë një tjetër alternativë është të merrni ushqime të vogla me vete. Të gjithë do t’ju shohin me zili, sepse e dinë mirë që askush nuk po provon të njëjtën shije si ju.