
Vajza e aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj ka marrë postin e rëndësishëm, duke u bërë drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.
Lajmin e ka dhënë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në instagram shkruan se, ” Alkida Llakaj, ka një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike dhe sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike”.
Postimi i plotë i Blendi Gonxhes
Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!
Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë!
Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
E diplomuar në State University of New York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale.