Vajza e Donald Trump, Tiffany do të martohet në nëntor në Mar-a-Lago, Florida. Vajza e ish- presidentit Donald Trump u raportua se do të lidhte kurorë me të fejuarin e saj, Michael Boulos, në Greqi mirëpo Page Six raporton se dasma formale do të mbahet më 12 Nëntor në pronën luksoze të babait të saj. Në ceremoni do të jenë të ftuar 500 persona, pjesë e tyre edhe Donald dhe ish-gruaja e tij, Marla Maples.
Ka pasur shumë planifikime. Ky është momenti i madh për Tiffany dhe do të jetë luksoz.”, tha një burim për Page Six.