Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit ku një 26-vjeçare me shtetësi ruse është gjetur e varur në një banesë.
Rusja mësohet se e kishte marrë me qira ditore banesës në të cilën qëndronte, banesë e cila ishte në pronësi të një shtetase çeke. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarja dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13 ne Durres në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe. 26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton polica.