Vajzat kanë një raport ndryshe nga meshkujt me veshjen dhe dukjen bukur në syte e të tjerëve. Ato harxhojnë me orë të tëra para pasqyrës për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për t’u veshur sa më mirë. Gjithashtu, vajzat shpenzojnë edhe shumë para për të marrë fustanin apo xhaketën më të bukur nga stilisti i cili duket se është më i njohuri.
I tillë është edhe rasti i një shtetase kanadeze, e cila pak muaj më parë vendosi që të merrte një fustan nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti. Ajo hyri në instagramin e tij, i pëlqeu një fustan për dasmën e motrave dhe e porositi. Mirëpo, fustani i porositur, sipas saj, u vonua shumë kohë dhe kur e kishte marrë ishte shokuar. Ajo thotë se fustani nuk ishte aspak ashtu siç reklamohej dhe materiali ishte i dëmtuar, pavarësisht se kishte shpenzuar 2 mijë dollarë për të.
Për të treguar këtë ajo ka dërguar edhe foto.
Vajza nga Kanadaja shkruan:
I ordered a dress from here and it arrived one month after the promised arrival date. It also arrived crumpled up in a shipping bag, with no box, packaging or receipt. It arrived two sizes too small, even after sending me measurements and arrived with horrible craftsmanship. The fabric ëas extremely frayed and the dress was poorly made. I ended up paying over $2000.00 and ëas left with no dress to ëear to my sisters wedding. Please take caution before ordering from this company. They have ignored all of my messages since my dress arrived.
Përshëndetje, dua atë denoncoj një kompani që gjendet në Shqipëri, Valdrin Sahiti është një stilist i njohur në Shqipëri. Kam porositur një fustan këtu dhe porosia erdhi një muaj pas datës së premtuar të mbërritjes. Ai mbërriti gjithashtu i shkatërruar në një çantë të thjeshtë, pa kuti, paketim apo faturë. Mbërriti dy përmasa më i vogël. Pëlhura ishte jashtëzakonisht e gërryer dhe veshja ishte bërë keq. Përfundova duke paguar mbi 2000 dollarë dhe mbeta pa asnjë fustan për të veshur në dasmën e motrave të mia. Ju lutemi bëni kujdes përpara se të porosisni nga kjo kompani. Ata kanë injoruar të gjitha mesazhet e mia, pasi erdhi fustani. Unë jam nga Kandaja. KA dhe shumë vajza të tjera që kanë pasur të njëjtën eksperience me Valdrin Sahitin.
Vajza nga Kanadaja, kur evidentoi problemin, kontaktoi në faqen e Valdrin Sahitit, por nuk mori asnjë përgjigje dhe u injorua totalisht.