Elvana Gjata dukej mahnitëse në sfilatën që organizoi stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Pak minuta më parë, ajo ka ndarë disa foto të reja të realizuara në sfilatë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.

Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një tjetër shaka. “Fashion show VS afterparty”, ka shkruar me humor krahas fotove.