Antonela Berisha është rikthyer sërish në Për’puthen me shumë gjëra të pathëna pas daljes së saj nga programi. Ajo e konsideron si një eksperiencë që i ka mësuar shumë gjëra, njëkohësisht tregoi edhe për  marrëdhënien me  Mevlanin dhe Ledjanën jashtë kamerave.

Ish-konkurrentja tregoi se me Mevlanin ka një shoqëri sipërfaqësore, ndërsa me Ledjanën nuk flet fare, pasi e konsideron si një kapitull të mbyllur.

Antonela është penduar edhe për një veprim të bërë në program, e cila është bërja publike historia e jetës së saj. Ajo është  zhgënjyer nga disa ish-konkurrentët, të cilët duke i konsideron persona fallco.

“Përshëndetemi me shumë persona, por nuk jemi bërë. Mundohem të eci hapa para, edhe në Big Brother nuk shkova për miq. Shumë persona janë fake dhe nuk dua ta harxhoj kohën me ata. Më është bërë pabesi nga shumë persona”, tha Antonela.

Për sa i përket pëlqimit për Mevlanin, ajo shprehet se ka qenë e vërtetë dhe se ka qenë i njëjti person në studio edhe jashtë saj.

Antonela është pjesë e televizionit dhe prezanton emisione të ndryshme. Tashmë ajo ka krijuar një biznes me veshje dhe i është përkushtuar shumë.