Nëse disa femra bien shpejt pre e joshjes së meshkujve, ka të tjera që nuk joshen kollaj. Duhet të gjesh mënyrën dhe të kesh durim nëse do të arrish diçka.
Ujori. Në dashuri, femrat e kësaj shenje duan të surprizohen. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i mbulosh me dhurata ekstravagante, por t’ua tregosh dashurinë nëpërmjet përkujdesit të përditshëm dhe surprizave të vogla. Mashkulli që dëshiron t’i tërheqë pas vetes duhet të ketë shumë imagjinatë dhe kreativitet. Femrat ujor adhurojnë meshkujt inteligjentë që nuk kanë frikë të përballen as me sfida.
Peshqit. Për të bërë për vete një femër të kësaj shenje duhet të kesh shumë durim. Nuk bëhet fjalë që ajo të pranojë diçka që në fillim të njohjes, pasi ajo është e rezervuar dhe diskrete. Duke vepruar kështu femra peshk vlerëson dhe mendon si mund të jetë një lidhje me atë person. Ëndërrimtare dhe pasiononte, ajo pret për të marrë vendim për një lidhje.
Luani. Të sigurta në vetvete dhe për atë çfarë mund të sjellin në një lidhje, femrat e kësaj shenje janë tejet të vështira për t’u joshur. Për të fituar zemrën tyre duhet të tregohesh i matur dhe t’iu bësh shpesh komplimente. Luaneshat duan të trajtohen si mbretëresha, të marrin buqeta me lule, të shkojnë në darka romantike e shumë përkujdesje të tjera. Shpesh ato duken të ftohta, por duhet thjesht të gjesh çelësin e duhur për të zbuluar se në të vërtetë janë shumë të nxehta.