Jemi thyajse në fundin e gushtit dhe juve s’ju ka ngelur asnjë dyshkë në xhep nga rroga e këtij muaji? Të gjithë po pushojnë, kurse ju s’dini nëse ju dalin lekët për fundjavën? Mos prisni të ndodhë ndonjë mrekulli, por mbështetuni te njerëzit që ju rrethojnë. Nëse ju duhet ndonjë borxh i vogël, bëni mirë t’ua kërkoni të lindurve të këtyre shenjave.

VIRGJËRESHA

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër dhe as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh. Kështu që provoni t’u kërkoni atyre.BRICJAPI

Dihet tanimë që Bricjapi është një nga shenjat më analitike të zodiakut. Punojnë fort dhe mendojnë gjithmonë për ditë të vështira, ndaj kanë gjithmonë lekë të ndara mënjanë. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset.