Graham Askey, i cili ka udhëtuar dhjetëra vende të botës ka marrë përsipër të gjejë tualetin më të keq publik në planet.

Për të realizuar me sukses këtë detyrë, Askey ka shpenzuar 150,000 £ dhe ka udhëtuar 75,000 milje nëpër 91 shtete. Pasi ka vizituar e parë me dhjetëra tualete publike, Askey ka zbuluar se në ish-republikën sovjetike të Taxhikistanit janë tualetet publike më të këqija në botë.

Pasi vizitova disa prej banjove më të ndyra e të këqija më botë, arrita në përfundmin se tualeti në Taxhikistan ishte më i keqi në botë. Ky tualet pa letër higjienike në dispozicion, është ndërtuar me ndihmën e një mbulese pëlhure e cila shërben për fshirje pas kryerjes së nevojave.
Vendasit refuzojnë ta përdorin objektin për kryerjen e nevojave personale. Ndërsa ata që e përdorin duhet të shmangin gjarpërinjtë helmues dhe minjtë që banojnë afër vendeve ku janë vendosur tualetet publike.

58-vjeçari vizitoi qindra tualete publike në gjashtë nga shtatë kontinentet e botës përpara se të kurorëzonte tualetin e Taxhikistanit si më të keqin nga të gjithë.