Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan ku 37 vjeçari, Ramis Mici 37 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesein e tij Jetlira Elezi, 37 vjeç.

Sipas burimeve, dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

E ndjera ka humbur jetën pas goditjeve të marra nga mjeti prerës. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.