Gazetarja Klodiana Lala thotë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg, por nëse SPAK e zgjeron edhe më tej hetimin, pozitat e tij mund të rëndohen më shumë.

Po ashtu sipas Lalës, Dako është në një qeli me ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, ndërsa ka shkëmbyer përshëndetje dhe është takuar edhe me ish ministrin e Lefter Koka, për shkak se ndodhen në të njëjtin ambient ajrimi.

Vepra penale që ai ka, mund të shkojë deri në 7 vite burg. Megjithatë Prokuroria e Posaçme nëse do ketë vullnet dhe mbështetje nga politike dhe opinioni publik dhe ndërkombëtaret mund ta shtrijë hetimin edhe më tej për Dakon. Ka prova dhe fakte që mund ta rëndojnë ndjeshëm pozitën e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Ka qenë kërkesë e zotit të Dako që është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Është vendosur edhe për shkak të vendbanimit të tij që është Durrësi. Është në të njëjtin sektor me Lefter Kokën, që në informacionin që disponoj marrëdhëniet e tyre kur ishin në gjendje të lirë nuk kanë qenë  të mira, por i kanë zbutur gjakrat dhe kanë pasur një përshëndetje dhe takim për shkak se ata qëndrojnë dhe shkëmbehen në të njëjtin ajrim.

I është kërkuar që mund të zgjidhte. Disa personazhe si të politikës, biznesit apo botës së krimit në momentin që arrestohen qëndrojnë në dhomën e izolimit për të parë nëse kanë konflikte me persona që janë në burg dhe pastaj i jepet një opsion.

Duke qenë se aty është Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi, ai ka kërkuar që të qëndrojë në të njëjtën qeli me ish-deputetin Alqi Bllako”, tha Lala në emisionin “Kjo Javë” në New24.