Të gjithë e dimë se kur rriten temperaturat, netët bëhen të vështira për ata që nuk kanë kondicioner ose nuk duan ta ndezin atë, sepse u vështirëson frymëmarrjen .
Sidoqoftë, ekziston një truk me ventilatorin që mund të sigurojë lehtësim në një natë të nxehtë në vapë mbytëse. Kjo është teknika e ventilimit kryq ose lëshimit të nxehtësisë.
Gjithçka që ju nevojitet është një ventilator dyshemeje që mund të vendoset “përballë” një dritareje të hapur. Domethënë, në vend që ventilatori të na fryjë direkt teksa jemi të shtrirë në shtrat, sekreti është ta kthejmë në mënyrë që të “shohë” një dritare të hapur.
Konsulenti i dizajnit mjedisor me bazë në Zelandën e Re Nelson Lebo rekomandon vendosjen e ventilatorit në një anë me hije të shtëpisë përballë dritares , pasi temperatura e jashtme të bjerë nën atë brenda shtëpisë.
Me këtë teknikë aktivizohet rrjedha e tërthortë e ajrit ku në fakt ajri i ngrohtë kanalizohet jashtë shtëpisë dhe ajri i ftohtë lejohet të hyjë.
Për Nelson Lebo kjo metodë është më praktike sesa vendosja e ventilatorit përpara nesh gjatë kohës që flemë, një praktikë që thajnë hundën dhe rrugët e frymëmarrjes dhe gjithashtu mund të jetë e bezdisshme për shkak të zhurmës