
Ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçari këngëtari me famë botërore, ish-anëtari i grupit One Direction, Liam Payne. Sipas mediave të huaja, raportohet se Payne ndodhej në Buenos Aires kur ra nga dhoma e tij në katin e 4-të të hotelit CasaSur Palermo.
Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.
Raportohet se Liam kishte qenë në Argjentinë kohët e fundit për një koncert të Niall Horan në fillim të muajit.