Mbrëmjen e kësaj të premteje, përballë ministrisë së Brendshme po mbahet protesta nga Shoqëria Civile për vdekjen e të riut Lear Kurti.
Një nga protestuesit është shprehur se po kërkojnë llogari për vdekjen e padrejtë të të riut dhe si është ky krim është përsëritur vazhdimisht.
“Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro” tha një tjetër qytetar, duke shtuar: “Përbaltën viktimën. Pyetje për Çuçin e policët? Më tregoni Kodin e Transparencës që zbardhet çështje e Leartit. E keni detyrim. Autopsia është dhënë 2 orë pas vdekje. me rregull duhet 12 orë. Jepni dorëheqjen po shkelin çdo ligj, po mbrojnë uniformat e përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Nuk do të dorëzohemi. Ju jeni vrasës!” është shprehur njëri prej protestuesve.