Mbrëmjen e djeshme vdiq në duart e policisë Lear Kurti. Babi i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti u shpreh për TCH se ende nuk e ka parë trupin e djalit dhe nuk i di rrethanat e ngjarjes.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.