Disa ditë më parë u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.

Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit, dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.

Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani.

Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”, madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e ”Dancing With The Stars”.

Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve të Top Channel tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët ‘Veshaj’ dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë, kjo shpjegon dhe ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm, ajo madje u pa dhe duke prezantuar krah Eno Popit në festën e organizuar.

Gjithashtu Arbana Osmani nuk beri asnje urim per Lori Hoxhen ne ditelindjen e saj.

Arbana nuk ka postuar asgjë me rastin e ditëlindjes së Lori Hoxhës, shoqes dhe bashkëpunëtores me të cilën disa muaj më parë shkëmbenin vetëm ëmbëlsira dhe lule.
Asnjë story, asnjë mesazh, asnjë shenjë që miqësia e tyre e sinqertë dhe pa interes është gjallë.Jo vetëm Arbana por as bashkëshorti i saj Eduarti që shpesh postonte momente pune, humori dhe afrimiteti me trashëgimtaren e TCH,Lori Hoxha,nuk ka dhënë asnjë shenjë urimi publik.

Pasi zhduku Sokol Ballën nga TCH duket qartë se Lori Hoxha ka marrë me dorë të hekurt drejtimin e televizionit ku shpesh kanë bërë “pronarin” ata që ishin veç punonjës aty dhe kjo kohë duket se ka marrë fund.