
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një arë pranë një sere. Mësohet se shqiptari nuk kishte shumë që kishte gjetur punë në këtë serë.
Vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.
Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.
Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.